Arbëri

Kosova e Shqipëria dështojnë në zbatimin e marrëveshjeve në fushën e shëndetësisë

 

Dy marrëveshje në fushën e shëndetësisë janë nënshkruar mes qeverive të Kosovës e Shqipërisë para më shumë se një viti. Njëra, ajo për shkëmbim të përvojave e shërbimeve, është lënë në harresë, e tjetra që ka të bëjë me fushën farmaceutike, është ende në fazën e diskutimeve

Ani se ka kaluar më shumë se një vit prej nënshkrimit të dy marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë, asnjëra nuk është duke u zbatuar.

Në qershor të vitit të kaluar Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë u dakorduan për bashkëpunim spitalor në zonat kufitare, si dhe në fushën farmaceutike.