Zeka thotë se Kurti vodhi idenë e Nismës, “për t’i detyruar deputetët të shkelin Kushtetutën”

Zeka thotë se Kurti vodhi idenë e Nismës, “për t’i detyruar deputetët të shkelin Kushtetutën”

18 August 2017 22:43

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se ideja e sotme e deputetit Albin Kurti për të propozuar pa PAN-in një kandidat për kryetar parlamenti është ide e vjedhur nga Nisma.

Por sipas tij, kjo thirrje e Kurtit është për ta bërë akoma më “llugë” situatën në Parlament. E ka quajtur edhe tallje me publikun, por mbi të gjitha e ka parë si thirrje e Kurtit për të detyruar deputetët që të shkelin Kushtetutën e vendit.

Është marrë edhe me Lutfi Hazirin, numrin dy të LDK-së.

Lexo edhe: Letër e hapur e Albin Kurtit: Si të dalim nga bllokimi?

Postimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Zekës mund ta lexoni më poshtë:

Albin Kurti e ka vjedhur iden e NISMES

Letra e hapur eshte vetem tallje me publikun

Nuk kam pasur ndermend te shkruaj, te pakten deri diten e merkure.

Aresyeja e ketij shkrimi eshte vjedheja e idese, dhe propozimit tim, te bere ne fillim te kesaj jave, nga ana e Albin Kurtit, te VV. Fatkeqesisht, kete karamel te vjedhur, i pari e paska perbi Lutfi Haziri i LDK-se, i cili, kurr nuk kordinohet me partine e tije se çfare duhet te flas. Luta flet ndryshe, Agim Veliu, ndryshe. Luta mundet me fole ndryshe, ama ne emrin etije personal.

Letra e Albin Kurtit, nuk eshte asgje tjeter, perpos qe me ba hala ma lluge situaten ne Parlament. Ashte leter, permes se ciles u bene thirreje deputeteve per me shkele Kushtetuten e Kosoves, qe vetem tash i ka ra ndermend qe na qenka e keqe.

Zbllokimi i situates ne Kuvend, ashtu sikurse kam paralajmeruar ne fillim te kesaj jave, munde te zgjidhet vetem me vullnetin, dhe guximin brenda PAN-it.

Nese Kadri Veseli nuk do te votohet diten e enjte per kryetar, normalisht qe PAN- do te dali me nje propozim tjeter, me nje kandidat qe do te votohej nga shumica.

Si do te tingellonte per publikun e gjere, ne qofte se PAN- do te dale me nje propozim te vetin, ku ne vend te Aida Dergutit te VV, ta propozonim Rexhep Selimin, ose ne vend te Kujtim Shales te LDK se, te propozonim Labinot Tahirin, per nenkryetar te Kuvendit te Kosoves?!

Propozimi i Kurtit eshte vetem per me ba hajgare, asgje tjeter. Dhe kete hajgare, shpresoje qe perpos Lutfi Hazirit, askush tjeter te mos e marre seriozisht!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme