4407 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë policë, prej tyre 27 nga komuniteti serb, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të martën.
Policia ka shpallur konkurs për zyrtarë policorë nga 6 korriku. Aplikimi zgjati 20 ditë, deri më 26 korrik.
Sipas përgjigjes së MPB-së për KOHËN, në konkurs aplikuan 4407 kandidatë.
“Konkursi i shpallur për zyrtarë policor ka qenë i hapur nga data 06.07.2023 deri me datën 26.07.2023. Në këte konkurs kanë aplikuar 4407 kandidatë, ku prej tyre 27 nga komuniteti serb. Policia e Kosovës pas identifkimit të nevojave për zyrtarë policor, shpall konkurse për plotësimin e tyre Per informimin tuaj Policia e Kosovës bën publike të gjitha informacionet rreth konkurseve përfshirë edhe fazat e testimit, kriteret etj në webfaqen e saj si dhe në faqen e saj zyrtare të Facebook”, thuhet në njoftim.
-
Hapet sërish konkursi për pranimin e policëve në veri
-
140 kandidatë për t’i zëvendësuar 500 policët në veri
-
2.294 serbë aplikuan për t'i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS
-
Për gjashtë ditë, 161 serbë aplikuan për t'i konvertuar patentë shoferët ilegalë në RKS
-
Hoxha: Më 2023 Policisë iu shtuan rreth 160 policë nga komunitetet, shumica serbë