Prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish “Damperi” në Suharekë, do të kalojë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky vendim është marrë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë.
Nga Zyra e Kryeministrit është njoftuar se shpronësimi ndodh për interes publik të pronës së paluajtshme për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Duke qenë se Damperi është aseti kryesor i Fabrikës së Ballkanit dhe punëtorët e Ballkanit me vite të tëra presin kthimin e borxhit ndaj tyre nga institucionet shtetërore, më në fund me anë të këtij veprimi të Qeverisë, do të kompensohen të drejtat e tyre”, thuhet në njoftim.