Arbëri

Pasdite reshje shiu në Kosovë

Moti

Mot kryesisht me diell pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pasdite parashihet të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Sipas IHMK-së, do të ketë edhe vranësira të herëpashershme, të cilat parashihen të sjellin reshje afatshkurta të përcjella me bubullimë.

Në zona të kufizuara mund të bie breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.