I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri gjatë muajit prill ishin “mina tokësore”, të cilat, siç thotë ai, fatkeqësisht i kemi shkelur.
Lajçaku e ka vlerësuar marrëveshjen e Ohrit, të arritur më 18 mars mes Kosovës dhe Serbisë, si “historike”, por që, siç thotë emisari sllovak, duhet pasur kujdes nga “minat tokësore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë ‘mina tokësore’ përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet t’i shkelim. Zgjedhjet lokale të prillit ishin diçka e tillë dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato”, ka thënë Lajçak për austriaken “Kurier”.
Aktualisht, fokusi i BE-së, sipas Lajçakut, nuk është te normalizimi, por te menaxhimi i krizës.
Situata në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - është tensionuar në fund të majit, kur Policia e Kosovës ka asistuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut të hynin në ndërtesat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë. Tensionet kanë kulmuar në dhunë më 29 maj, kur protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR. Dhjetëra të plagosur janë raportuar nga të dyja anët.
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë përgjegjëse Kosovën për tensionet e krijuara, duke i vendosur edhe sanksione - ndërsa Kosova dhe Serbia kanë fajësuar njëra-tjetrën.