Arbëri

Lajçak: Me Kurtin biseduam për veriun dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se ka pasur një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti, në simpoziumin në Greqi.

Ai shkroi në Twitter të martën se kanë biseduar mbi situatën aktuale në veri, për rrugën drejt shtensionimit të situatës dhe për zbatimin e marrëveshjeve të dialogut.

“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti para një diskutim të dobishëm me kryeministrin Albin Kurti për situatën aktuale në veri të Kosovë dhe rrugën drejt shtensionimit, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut”, shkroi i dërguari i BE-së.

Për takimin me Lajçakun, Kurti ka shkruar të hënën se “moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi”.

"Pata një bisedë të gjatë me emisarin Miroslav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka thënë ai.