Arbëri

​Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm i Shqipërisë

Foto: A2N
 

Taulant Balla është betuar të shtunën si ministri i ri i Brendshëm i Shqipërisë.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit, ministri Balla u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.