Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BE: Kosova u pajtua që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në ndërtesat komunale në veri

Bashkimi Evropian njoftoi se Kosova është pajtuar që të zvogëlojë praninë e forcave policore në objektet komunale në veri dhe rreth tyre, si dhe të kryejë vlerësime të rregullta të sigurisë, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Në një përgjigje për KOHËN, BE-ja tha se në bazë të vlerësimeve, do të shqyrtohet edhe mundësia për uljen e mëtejme të kësaj pranie policore, “duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën”

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lajçaku pati një takim jozyrtar dypalësh me zëvendëskryministrin e Kosovës dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi, në Bratislavë më 10 korrik. Ata diskutuan për përgjigjen e Kosovës ndaj kërkesave të BE-së për shtensionimin e situatës në veri, organizimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale në katër komunat veriore dhe kthimin në zbatim të marrëveshjeve, sipas deklaratës së 3 qershorit. Ata u dakorduan për hapat e parë të Kosovës në këto tri fusha. Këto përfshijnë zvogëlimin e menjëhershëm të pranisë policore në ndërtesat komunale dhe përreth, Kosova të kryejë vlerësime të rregullta të përbashkëta me EULEX-in dhe me KFOR-in, sipas nevojës, për të vlerësuar mundësinë e uljes të mëtejme të kësaj pranie, duke mos ndërmarrë asnjë lëvizje që mund të përshkallëzojë situatën, si dhe inkurajimin për zgjedhje të parakohshme, e për vendosjen e bazës së kërkuar ligjore”, thuhet në përgjigjen e BE-së për KOHËN.

Edhe Qeveria e Kosovës të martën ka njoftuar për hapat për të cilët janë dakorduar në takim Lajçaku e Bislimi.