Arbëri

PDK-ja kërkon zgjedhje të parakohshme

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ky Kuvend nuk e meriton të vazhdojë asnjë ditë të vetme.

Sipas tij, Kuvendi duhet të shpërndahet sa më parë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 

“Çdo ditë e më shumë vendi ynë po sanksionohet, vendet e BE-së po marrin masa ndaj Kosovës. Nuk mund të jetojmë të izoluar. Çfarëdo votimi i ligjeve do të thotë marrëzi e vazhdimit të kësaj qeverie. Nuk do të votojmë asgjë me qëllim që vendin ta çojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Njerëzit të cilët e vendosin vendin në krizë e në sanksione nuk mund ta nxjerrin nga aty”, ka thënë ai.