Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se përkundër dështimit të mbledhjeve do ta vazhdojnë punën ashtu siç e lejon Kushtetuta.
Ka shtuar se janë mobilizuar që t’i kenë numrat për votimin e projektligjeve.
Sipas saj opozita duhet t’i tregojë arsyet e mospjesëmarrjes nëpër mbledhje.
“Për neve është e papranueshme, marrë parasysh se kemi ligje që presin për votim e që janë me rëndësi për jetën e qytetarëve”, ka thënë ajo.