Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama “ia heq merakun” Kurtit, pret konfirmimin për takim

Albin Kurti dhe Edi Rama

Qeveria e Shqipërisë ka nënshkruar 13 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, që ishin paraparë të nënshkruheshin në mbledhjen e dy qeverive më 14 qershor, ka thënë kryeministri Edi Rama.

Rama ka thënë se pret nga kryeministri i Kosovës që të konfirmojë takimin me të të enjten pasdite, pas nënshkrimit nga ana e Qeverisë së tij.

Ai ka shtuar tutje se marrëveshjet presin vetëm nënshkrimin e kabinetit qeveritar të Kosovës që të futen në fuqi.

“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar Rama në Twitter.

Kryeministri i Shqipërisë sot pasdite pritet të jetë në Prishtinë në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, ku janë konfirmuar takimet e tij me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. 

Edhe Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme Arbëri 1 j. më parë Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme

Kryeministri Kurti ka thënë të mërkurën se me Ramën do të takohej vetëm nëse do të ketë mbledhje të dy qeverive shqiptare, e cila e paraparë më 14 qershor u anulua nga Qeveria e Shqipërisë shkaku i gjendjes në veri. 

https://twitter.com/ediramaal/status/1676852901866512384