Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka pasur kritika për tensionte e fundit në veri të Kosovës.
Clinton gjatë ceremonisë në Tiranë ka thënë se kurrë nuk do të donte që diçka e tillë të ndodhte.
“Kosovarët i krijuan ato katër qytete në të mirë të serbëve, për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tash kanë bërë një gabim. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë, të përpiqen të përfitojnë nga momenti për ta paraqitur argumentin e tyre. Por, gjëja e vërtetë që duhet bërë është të ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ka njerëz që jetojnë atje, kanë nevojë të kenë qeverisje të denjë” – ka thënë Clinton. “Qytetarët kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet të votoni gjithmonë”.
Ai në Tiranë është pritur edhe nga disa fëmijë e të rinj kosovarë që mbanin emrin e tij apo emrin e bashkëshortes së tij Hillary.
Clinton u dekorua me “Yllin e Mirënjohjes” nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nderimi më i lartë i ndarë nga kryeministria e Shqipërisë.
Clinton ka marrë shembullin e Britanisë së Madhe e Irlandës.
Ai ka thënë se është i pafjalë për organizimin që i është bërë në Tiranë, ka thënë se do ta mbajë si “thesar deri në fund të jetës”.
Ai ka treguar se si në New York jeton në një zonë ku ka shumë shqiptarë. Ka treguar se nuk mund të kalojë pa parë ndonjë shqiptarë e pa folur me ta.
“Një javë para se të vija këtu, pash tri restorante të shkëlqyera shqiptare atje, njerëzit dolën jashtë e filluan të më tregonin agjendën time këtu. Dinin më tepër se unë”, ka thënë Clinton.
Clinton ka pasur mesazh për të gjithë të rinjtë që të mos shkurajohen nga ajo që po ndodh.
“Sepse këto probleme i kanë rrënjët te një impuls që është më i vjetër se shtetet kombe, më i lashtë se edhe besimet tona fetare. Ka pasur gjithmonë një frikë se në momentin që do të shkojmë përtej llojit tonë diçka e keqe mund të ndodhë. E themi këtë duke mbajtur larg tjetrin. Shihni këta fëmijë, gëzimi më i madh në jetë ndodh kur ne hapemi ndaj mundësisë që çdo person i vetëm mund të marrë. Nuk di çfarë të them. E kam të vështirë të them diçka për atë çfarë është bërë e është thënë. Mësimi thelbësor i jetës sime në politike nuk e mësova në universitet, apo në valën e zgjedhjeve, e në sallonet e diskutimeve të Qeverisë. I kam mësuar kur isha vetëm një djalë i vogël, që rritesha duke parë njerëzit duket jetuar jetën tyre”, ka thënë Clinton.
Ai ka treguar po ashtu se gjithmonë kishte ëndërruar ta vizitonte Shqipërinë, që ishte e izoluar dikur.
Clinton po ashtu ka treguar një ngjarje që ende e mban në mend, kur një kamarier nga Kosova iu afrua në një restorant në SHBA dhe e falënderoi.
“Ai më tha, falë teje familja ime është gjallë. Njerëzit tjerë me të cilët isha nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte. Ju tregova se ishte shqiptar nga Kosova. Më pyetën se si e dija. I thash se në New York i gjen kudo. Ai u ngrit foli pak me njerëzit, tregoi për jetën familjare, se çfarë kishte kaluar”, ka thënë Clinton.
Ai po ashtu përmendi edhe rastin e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, kur pas lirimit nga burgu dhe pasi fitoi zgjedhjet pa një vajzë të vogël bjonde dhe iu afrua.
“E pyeti e di se kush jam. Ajo i tha po, je z. Mandela, presidenti im. Mandela i tha, jam për pak kohë, por nëse studion shumë e nëse mëson shumë, e nëse vendi ynë shkon në drejtim të duhur, një ditë t’i do të jesh presidente e Afrikës së Jugut po ashtu. Ishte një kohë ku ishte tundimi për të thënë shiko si na trajtuan, tash kemi pushtetin. Por, Mandela i thotë ato fjalë një pesëvjeçareje”, ka folur Clinton.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka falënderuar Clintonin për përkrahjen për shqiptarët. “Vendlindja e presidentit Cllinton quhet Hope, ‘Shpresë’ mbase nuk është krejt rastësi që ‘Shpresën’ shtëpinë e tij iu dha shqiponjave të përzëna nga shtëpia e tyre nga Kosova. Presidenti i 42-të i SHBA-së na mësoi me shembullin e oratorisë së tij, me forcën e shembullit të tij se të ketë shpresë do të thotë të besosh, se ka vetëm regjime, qeveri të këqija, s’ka kurrë popuj të këqij. Rama ka thënë se askush nuk e di se si do të ishte rajoni pa Clintonin. “Koha që ka rrjedh nga ai vendim historik deri sot ka mundur të jetë shumë më e zymtë sesa që mund ta marrim me mend. Jo vetëm për Kosovën, e pasojë për gjithë shqiptarët, por edhe për Serbinë e pasojë gjithë serbët, dy kombet Ballkanit. Janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku. Ta zgjedhin ta kthejnë Ballkanin në hapësirën e një beteje të re të triumfit të paqes, apo nën turrin e makinerisë gjakatare të Beogradit, erdhëm të kërkojmë shpëtim në Shqipëri, mund të mos kthehen. Vetë kasapi i Beogradit mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet e jo prapa hekurave. Pa diskutim kontributi drejtpërdrejt personal i Clintonit për shqiponjën tonë binjake matanë bjeshke, është i tillë”, ka theksuar Rama.
Rama tha se Clintoni mori vendim historik për çlirimin e Kosovës dhe për të ardhmen e Ballkanit.