Policia e Kosovës e ka ndaluar Danilon, djalin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që në festën e Vidovdanit, e mbajtur në Graçanicë të mërkurën, u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.
Ai u ndalua në dalje të autostradës, në fshatin Trudë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKOHA ka siguruar pamje të momentit.
Danilo Vuçiq është parë duke u përshëndetur gjatë ditës me serbët e tjerë që morën pjesë në Vidovdan.
Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur te Manastiri i Graçanicës.