Murati, opozitës: Nëse doni debat, referojuni shifrave të sakta

- 13:38Murati, opozitës: Nëse doni debat, referojuni shifrave të sakta
- 13:30AAK-ja kërkon rritjen e koeficientit në 129 euro
- 11:18Haradinaj pyet PDK-në e LDK-në pse s’po e votojnë shkarkimin e Qeverisë Kurti
- 11:09Quni: Arrestimi i policëve është akt agresioni i Serbisë
- 11:04Deliu - Kodra: Të lirohen policët, Kurti t’i kërkojë falje Blinkenit
- 11:00Konjufca: Nuk i takon kryetarit t’i pres deputetët
- 09:17Sot seancë plenare, Murati në interpelancë për rishikimin e buxhetit e rritjen e pagave
Murati, opozitës: Nëse doni debat, referojuni shifrave të sakta
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekzekutimi i investimeve kapitale vitin e kaluar ka qenë nën nivelin 60 për qind.
Ka shtuar se do të donin të ishte më i lartë, por sipas tij ka pasur probleme me shpronësime dhe tema të tjera të cilat janë diskutuar më herët.
“U tha 100 mijë persona kanë ikur kjo është e pavërtetë, asgjë nuk e vërteton ketë. Na thatë të marrim shembuj për investimet kapitale. Ne po e shohim shembullin tuaj në komunën e Prishtinës. FMN-ja ka ritheksuar që Kosova ka arritur t’i rikonsolidojë financat publike si vendi i parë në rajon. Ju lutem nëse doni debat e diskutim kredibil referojuni shifrave të sakta”, ka thënë ai.
Muratit i është kundërpërgjigjur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Ai ka thënë se shifrat që po i paraqesin nuk janë mashtrime. “Për besë këto çka po i paraqesim si shifra nuk janë mashtrime. Mos mendo që një qytetar do të ndihej mirë me ikjen e të rinjve e të rejave. Nuk e di a kanë ikur 100 mijë, 99 mijë por nga 40 mijë, 50 mijë janë duke ikur brenda vitit”, ka theksuar Zemaj.
Interpelanca e ministrit Murati ka përfunduar dhe me këtë është mbyllur edhe seanca e së enjtes.
AAK-ja kërkon rritjen e koeficientit në 129 euro
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se si GP kanë ftuar në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati duke iniciuar fillimin e menjëhershëm të procedurës së shqyrtimit të buxhetit për vitin 2023.
Ai ka thënë se kjo iniciativë ka ardhur për dy çështje, dështimin e investimeve kapitale dhe ngritjen koeficientit në 129 euro.
Sipas tij, menaxhimi i fondeve publike në këto dy vjet të qeverisë ishte i dobët, joprofesional, partiak, politik e i dëmshëm për vendin.
“Vlerësojeni vetë qytetarë të nderuar. Qeveria Kurti në këtë mandat nuk ka arritur as t’i plotësojë vendet e reja të punës. 7000 vende vakante i ka në administratë shtetërore. Cila është arsyeja që Qeveria nuk i përmbush këto vende vakante. Për AAK-në, katrahura që është krijuar nga Ligji i pagave tregon kulturën menaxhimin dhe qasjen që ka kjo Qeveri. Ne mendojmë që rishikimi duhet të ndodhë me urgjencë për eliminimin e mangësive që theks të veçantë kanë te koeficienti. Kërkesa jonë është reale. Nga 745 milionë euro, do të duhen 170 milionë më shumë. 80 mijë njerëz presin nga ju sot të reflektoni mbi kërkesën e Aleancës për rritjen e koeficientit në 129 euro”, ka thënë ai.
Zemaj: Buxhetin e shtetit e keni shndërruar në buxhet për lëmoshë
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se “buxhetin e shtetit e ka shndërruar në buxhet për lëmoshë”.
Zemaj në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se zgjidhja është te “investimet kapitale”.
“Kjo Qeveri ka dëshmuar paaftësinë e saj. Sipas Bankës Botërore inflacioni në vendin tonë ka arritur deri në 20 për qind. Nëse inflacioni ishte i importuar, mosveprimi i Qeverisë e thelloi atë në të pandalshëm. Mbi 100 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, shumica dërrmuese të rinj dhe të reja. Krizën energjetike e keni përcjellë me kriza ekonomike, deri te ato me efekte korruptive. Në kohën e krizës, arritët që edhe tatimin në pronë ta rrisni. Koeficienti i Ligjit të Pagës nuk iu përgjigj as normës së inflacionit. Buxhetin e shtetit e keni shndërruar në buxhet për lëmoshë. E lëmosha nuk është zgjidhje. Zgjidhje janë investimet kapitale”, tha Zemaj.
Haradinaj pyet PDK-në e LDK-në pse s’po e votojnë shkarkimin e Qeverisë Kurti
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në deklarimin jashtë rendit të ditës në seancën e së enjtes u ka kërkuar PDK-së e LDK-së që të deklarohen për mocionin e mosbesimit të Qeverisë së Albin Kurtit.
Ai këtë kërkesë e ka bërë derisa ka ngritur shqetësimin e tij për, siç ka thënë, humbjen e besimit të aleatëve si dhe ndëshkimet politike e ekonomike ndaj Kosovës nga ndërkombëtarët.
“A ka dikush në këtë sallë prej jush që nuk e di që jemi duke e humbur besimin e aleatëve tanë ose që e kemi humbur. Unë nuk po e kuptoj më këtë parlament, i ka humbur vlera këtij parlamenti. Vijmë këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë. I ka humbur serioziteti. A ka dikush në këtë sallë ose shqiptar që nuk e di që kanë filluar ndëshkimet ndaj Kosovës si politike, si ekonomike, si në siguri? Nëse e kemi humbur besimin e kanë filluar ndëshkimet, a forcohet Kosova kundër bandave në veri? Kush është ai njeri që nuk di ta bëjë këtë matematikë kaq të thjeshtë për vendin e vetë. E kemi humbur besimin, kanë filluar ndëshkimet dhe jemi dobësuar përballë të gjithëve”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka pyetur deputetët opozitar se pse nuk po e votojnë shkarkimin e Kurtit.
“Pse ju lutem ka hezitime për mocion, ku e keni problemin. Pse bre nuk keni guxim të dilni secili për vete të thoni e votoj mocionin. Ku e keni problemin deputetë opozitarë, PDK e LDK, që s’po guxoni ta votoni mocionin?”, ka deklaruar Haradinaj.
Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni ka thënë se të mërkurën u bënë një javë prej kur Serbia ushtroi agresion ndaj Kosovës me rrëmbimin e zyrtarëve policorë.
Ka shtuar se ky akt tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë.
“Tregon shtetin që ka synim çdo herë destabilizimin e Kosovës. Vlerësojmë lart kërkesat e aleatëve që i drejtohen Serbisë për lirimin e policëve, por deri tani jemi duke parë një destruktivitet të Serbisë dhe presidentit serb që nuk ka asgjë të bëjë me vlerat evropiane”, ka thënë ai.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se duke u marrë me tema madhore janë lënë pas shumë tema tjera.
“Në takimet e shumta të Komisionit për punë të jashtme kemi marrë kritika të shumta për atë që po ndodh në veri të Mitrovicës. Është apel i yni ta kthejmë besimin e aleatëve. Skandalet me insulina dhe tenderë që po ndodhin në MSH, a është i vetëdijshëm ministri që nga zvarritja do të pësojnë qytetarët e Kosovës”, ka pyetur ajo.
Quni: Arrestimi i policëve është akt agresioni i Serbisë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se arrestimi i tre zyrtarëve të Policisë ishte akt agresioni i Serbisë.
Ai në fjalën e tij në Kuvend ka kritikuar ata që i quajtën tradhtarë policët që u kidnapuan nga Serbia.
Ka shtuar se njësitet kufitare veprojnë me numër të vogël dhe janë të armatosur lehtë, duke theksuar se janë të dizajnuar për të parandaluar kontrabandimin me mallra.
“Për këto raste supozohet që policët të jenë me shëndet të mirë dhe fizikisht të përgatitur. Policët kufitarë mund të përballen me grupe të vogla kriminale por assesi me formacione ushtarake e njësi elitare. Si është e mundur në një situatë të tillë të tensionuar në veri të vazhdohet më të njëjtat veprime të Policisë aq më shumë me policë të shtyrë në moshë dhe me probleme shëndetësore. A e ka ditur kryeministri këtë situatë, a ka qenë i njoftuar nga ministri Sveçla? Nëse po kjo e bën atë drejtpërdrejt përgjegjës. Zoti kryeministër u ka borxh një shpjegim të arsyeshëm policëve qytetarëve dhe neve”, ka thënë ai.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se administrata shtetërore është më terror të përditshëm “nga një qeveri e paaftë për të udhëhequr”.
Ajo i ka bërë thirrje Qeverisë të heqë dorë nga presioni ndaj administratës dhe mediave në Kosovë.
“Dua t’i bëj thirrje Qeverisë ta ndalë sulmin dhe presionin ndaj administratës dhe mediave sepse Kosova po zbrazet. Fatkeqësisht Albin Kurti e ka humbur betejën me secilën pjesë të shoqërisë”, ka thënë ajo.
Deliu - Kodra: Të lirohen policët, Kurti t’i kërkojë falje Blinkenit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu – Kodra në seancën e së enjtes ka ripërsëritur thirrjen e partisë së saj për lirimin e tre policëve të rrëmbyet nga forcat e Serbisë.
“8 ditë më parë njësitet speciale të Serbisë rrëmbyen tre zyrtarë policorë. Serbia sikur në raste të tjera bëri shkelje flagrante të sovranitetit të Kosovës. Sot 8 ditë pas policët tanë po mbahen në paraburgim me akuza të pabaza. Thirrja jonë mbetet e njëjtë lirimi i tyre i pakusht. Thirrje të tilla kanë bërë edhe aleatët ndërkombëtarë”, ka theksuar Deliu - Kodra, në deklarimin jashë rendit të ditës.
Por ajo është shprehur e shqetësuar për siç ka thënë, qasjen e Qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërkombëtarëve.
“Mirëpo nëse në këtë pikë jemi të gjithë njëzëri, ne jemi të shqetësuar me bashkëpunimin e Qeverisë me partnerët ndërkombëtarë. Sot si rezultat i qasje aventureske të Albin Kurtit kemi më pak sovranitet në pjesën veriore. Kemi më pak siguri, më pak rend dhe ligj, pra kemi edhe më pak shtet. Çfarë kemi sot janë sulmet e vazhdueshme të papranueshme të partisë në pushtet për NATO-n si organizatë paqeruajtëse që garanton integritetin territorial të Kosovës, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës si garanci e shtetësisë sonë. Nxitja e një gjuhe të tillë shpërfillëse dhe mosmirënjohëse nga eksponentë të pushtetit është prej qëllimeve të qarta të Serbisë në luftën e saj hibride ndaj shtetit tonë. I bëjmë thirrje kryeministrit t’i kërkojë falje publike sekretarit Antony Blinken. Është e domosdoshme kërkimfalja për aq kohë sa është kryeministër i Kosovës”, ka theksuar Deliu-Kodra.
Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, në deklarimein jashtë rendit të ditës, ka thënë se Kosova po përparon në të gjitha raportet ndërkombëtare në lirinë e shprehjes dhe fjalës së lirë. Ai u shpreh se ata që kanë sulmuar gazetarët në veri të vendit, duhet të vihen para drejtësisë.
“Kemi shpresë të madhe që ata që tentojnë të sulmojnë gazetaret do të vihen para përgjegjësisë. Të gjithë jemi shokuar nga sulmet fizike nga bandat e kontrolluara nga presidenti i Serbisë. Si kryetar i komisionit për media e dënoj dhunën ndaj gazetarëve. Ne kemi pasur qasje me informacione të sakta dhe në kohë reale nga veriu falë gazetarëve”, ka thënë ai.
Konjufca: Nuk i takon kryetarit t’i pres deputetët
Seanca e sotme plenare e paraparë të niës në orën 10:00 ka filluar me gjysmë ore vonesë për shkak të mungesës së deputetëve.
Për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca duke u bërë thirrje deputetëve që të vijnë në sallë.
“Vetëm 46 deputetë janë të pranishëm iu lutem thirrni deputetët tuaj të vijnë më shpejt edhe ashtu jemi gjithmonë jashtë orarit të seancave për shkak të pranisë tuaj. Jam shumë më herët në Kuvend iu shikoj nga televizori, nuk i takon kryetarit me iu prit juve”, tha ai.
Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e sotme është paraparë të zhvillohet edhe interpelanca e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati lidhur me rishikimin e buxhetit të Kosovës dhe rritjen e pagave në sektorin publik./KosovaPress
Sot seancë plenare, Murati në interpelancë për rishikimin e buxhetit e rritjen e pagave
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë të re plnare.
Përveç pikave të rregullta që janë deklarimet jashtë rendit të ditës e pyetjet parlamentare, në këtë seancë është paraparë të zhvillohet edhe interpelanca e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati lidhur me rishikimin e buxhetit të Kosovës dhe rritjen e pagave në sektorin publik.
Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kurti takon Peach: Ardhja e kontingjentit britanik po i kontribuon sigurisë në Kosovë

Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për “paga dhe shtesa” për muajin nëntor

AGK-ja thirrje Policisë: Të respektohet puna e gazetarëve

Bala: Po synojmë ndërtimin e një shoqërie pa dhunë

Presidenca për procesin e Kryeprokurorit: Presim nga KPK-ja t’i adresojë shkeljet procedurale

Stoltenberg: Kosova shembull se si NATO e BE-ja bashkëpunojnë ngushtë

Trendafilova: Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm

Policia po kryen aksion në disa lokacione në veri të Kosovës

Klinaku: Trendafilova më mirë të merrej me shkeljen e të drejtave ndaj të paraburgosurve në Speciale

Kurti: Të gjithë duhet të angazhohen që çdo grua e vajzë të jetojë pa dhunë e frikë

KMDLNj-ja e vlerëson “jo të dhunshme” protestën e PSD-së: Policia përdori forcë joproporcionale
