Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiq, ka thënë se “shërbimet sekrete serbe e kanë zbuluar se kush e vrau ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq”.
Gashiq, në seancën e sotme në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se “vrasësi i Ivanoviqit gjendet nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane”, raporton “Kossev”.
“Ne e dimë saktësisht se cili është vrasësi dhe kemi kërkuar nga autoritetet gjermane, nën mbrojtjen e të cilëve është ai njeri, që të na japë informata. Kemi fotografi nga aeroporti i Tiranës kur ai ka zbritur, kur ka hyrë në Prishtinë, në banesë”, tha Gashiq, duke thënë se kanë qenë këto “rezultate të punës së përbashkët të Prokurorisë për krime të organizuara, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe BIA-s”. “Fakti se nuk janë të disponueshëm për autoritetet tona nuk do të thotë se nuk mund të ndiqen penalisht, por rasti është zgjidhur”.
Politikani serb Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar të vitit 2018 para selisë së partisë në veri të Mitrovicës. Ai u qëllua me disa plumba, ndërsa vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Në korrik të vitit 2019, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi mendon se ka vrasësit e Ivanoviqit, porse po mundohet të mbledhë dëshmi të mëtutjeshme.
-
Gjermania demanton ministrin serb: S’kemi nën mbrojtje asnjë të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit
-
Vuçiqi i kërkon falje Gjermanisë për deklaratën e Gashiqit lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit
-
Gjykata refuzon që për vrasjen e Ivanoviqit të merren si prova “dosjet” e ministrit serb
-
Shtatëvjetori i vrasjes së Ivanoviqit, Serbia vazhdon t’i strehojë kriminelët
-
Djali i Ivanoviqit në shtatëvjetorin e vrasjes së babait: Jam i zhgënjyer, por kam shpresë