Arbëri

Skenderi: Bllokimi kamionëve në kufi do të sjellë ngritjen e çmimeve të produkteve

 

Profesori i makroekonomisë, Nagip Skenderi, ka thënë se tensionet me Serbinë qysh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë ndikuar në dëm të ekonomisë së vendit.

Ai ka fajësuar edhe Qeverinë për moszhvillimin e ekonomisë. Siç ka thënë ai, “në dekadën e fundit është duke u marrë më tepër me situatën e sigurisë dhe zgjidhjes së problemeve politike, dhe pothuajse e ka harruar në tërësi ekonominë”.