Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se palët që po janë të zëshme për situatën në veri duhet të reagojnë dhe të dënojnë sulmet ndaj gazetarëve.
Kurti ka postuar një video teksa sulmohet kameramani i Radio Televizionit të Kosovës nga huliganët në Leposaviq. Ka vlerësuar se sulmet ndaj atyre që raportojnë nga veriu janë të papranueshme.
“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që në anën e kundërt janë të zëshme për situatën”, shkruan Kurti në Twitter.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se nëntë gazetarë janë sulmuar në Leposaviq, prej tyre disa kanë mbetur të lënduar.
Që nga nisja e tensioneve në veri, në fund të majit, ndërkombëtarët kanë qenë të zëshëm dhe kritikë ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin që kryetarët e rinj të katër komunave në veri të ushtrojnë detyrat nga objektet komunale.
Another journalist was brutally attacked while covering the developments in the north of ?? today by masked men. The physical attacks on those reporting from the ground are absolutely unacceptable and must be condemned by all parties who are otherwise vocal on the situation. pic.twitter.com/xNVdhCBU3y
— Albin Kurti (@albinkurti) June 16, 2023