Arbëri

ASK: Më pak nxënës e studentë sesa një vit më parë

Foto: Ilustrim
 

Nga Statistikat e Arsimit për vitin shkollor 2022/2023 ka dalë se ka pasur rënie të lehtë të numrit të fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor, nxënësve dhe të studentëve.

Numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor për vitin shkollor 2022/2023 ishte 30.996, ku krahasuar me vitin paraprak (2021/2022), që ishte 32.397 fëmijë, kishte një rënie të lehtë prej 1.401 fëmijë, thuhet në statistikat e publikuara nga ASK-ja dhe MASHTI.