Arbëri

Osmani takon Macronin e Scholzin: Duhet qëndrim unik nga BE-ja kundër tendencave të Serbisë

 

Duhet qëndrim unik kundërshtues nga ana e shteteve të Bashkimit Evropian kundrejt tendencave që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, u ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dy liderëve evropianë, presidentit të Francës, Emmanuel Macron e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, të enjten në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, në takim ka qenë edhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell.