Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se ia ka përsëritur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kërkesat e SHBA-së për shtensionim të gjendjes në veri të vendit.
Ai ka deklaruar pas takimit të enjten se ka përsëritur kërkesat që kryetarët e komunave në veri të ushtrojnë detyrat nga objekte tjera dhe jo nga objektet komunale si dhe që të tërhiqet policia nga objektet komunale. Ka thënë po ashtu se SHBA-ja kërkon implementimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Biseduam edhe për rëndësinë e lëvizjes para me zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Shpreha shqetësimet e mia për situatën në veri. Inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që të ndihmojë në depërshkallëzim dhe shohim para edhe që Qeveria e Serbisë të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në arritjen e një situate më të mirë në veri”, ka thënë ai.
Hovenier ka thënë se ka qenë takim i rregullt.
Takimi u mbajt pak ditë pasi SHBA-ja e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake "Defender Europe 2023".
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar Qeverinë për shkak të qëndrimeve mbi krerët e komunave në veri.