Arbëri

Osmani takon Zelenskyn, flasin për luftën në Ukrainë

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Samitin me liderët evropian në Moldavi.

Ajo shkroi në Twitter se i ka shprehur solidaritetin e plotë të Kosovës për Ukrainën, derisa tha se askush nuk mund ta pengojë vullnetin e popullit për të qenë i lirë.