Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa” ka thënë se është e rëndësishme që të ulen tensionet në veri të Kosovës.
Lajçak ka thënë se nuk është problemi se kush i nisi tensionet, porse si të përfundohen ato.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Problemi nuk është se kush i filloi ato. Nëse kriza nuk përfundon, atëherë të gjithë humbin”, ka thënë Lajçak.
Serbët në tri komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq – janë duke protestuar për ditën e katërt rresht. Ata po refuzojnë vendosjen e kryetarëve të sapozgjedhur në objektet e komunave, po ashtu një kërkesë tjetër e tyre është largimi i Njësitit Special të Policisë së Kosovës.