Arbëri

S’ka marrëveshje për tërheqjen e Policisë nga Zveçani

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se nuk ka marrëveshje për tërheqje të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu e as për lirimin e personave që u arrestuan të hënën.

“Jo nuk ka marrëveshje të tillë për tërheqje nga veriu e as për lirimin e të arrestuarve, nuk është arrit marrëveshja”, ka thënë Nora Fetoshi, nga zyra për media e MPB-së.

Në media është raportuar se ka një marrëveshje sipas të cilës Njësia Speciale do të tërhiqet e pesë serbët e arrestuar në Zveçan për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it do të lirohen.