Pjetër Shala kërkon që dëshmitarët të dëgjohen në seanca publike

Pjetër Shala kërkon që dëshmitarët të dëgjohen në seanca publike
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, e ka kundërshtuar mbajtjen e seancave private derisa po dëgjohet dëshmitari i shtatë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Shala i cili nuk ndodhet në gjykatoren e Speciales, por po e përcjellë seancën përmes video-lidhjes, ka thënë se seancat duhet të jenë publike derisa identiteti i dëshmitarit nuk bëhet i ditur dhe nuk përmenden emra.
“Dëgjoj, por nuk jam dakord me prokurorin e nderuar gjyqtare derisa nuk përmenden emrat dhe identiteti i dëshmitarëve ta bëjmë gjithë publike”, ka thënë Shala.
Ndërsa kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka kërkuar nga Shala që të përgjigjet vetëm në pyetje.
“Përgjigju në pyetjet që unë i bëj e jo në të tjera, por mua më mjafton të di që e dëgjoni z.Prokurorin”, ka thënë kryegjykatësja.
Një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit të shtatë është redaktuar për publikun, ndërsa një pjesë e seancës ka vijuar e mbyllur për publikun.
E në seancë të hapur, dëshmitari i mbrojtur i ZSP-së, ka folur për periudhën që ai pretendon se është mbajtur në Kukës.
Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales, “krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /KSP
Nis gjykimi ndaj Shalës, pritet të dëshmojë dëshmitari i shtatë i ZPS-së
Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë sot po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. Në këtë seancë pritet të dëgjohet dëshmitari i shtatë me kodin numër 1 i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Pjetër Shala po e ndjek këtë seancë nga qendra e paraburgimit, përmes video-lidhjes.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia kërkoi që për disa qaste të kalohet në seancë të mbyllur për publikun para sa të nis dëshmia e dëshmitarit të 1 të ZPS-së.
“Sot do të vijojmë me paraqitjen e prova sot do të dëshmojmë dëshminë e dëshmitarit numër 1 të ZPS-së“, u shpreh ajo.
Pjetër Shala po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Në gjykimin kundër Pjetër Shalës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./ KSP
© KOHA.

Michel: Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen
Gërvalla: Eurodeputetët me kërkesë të qartë – pasoja për agresionin e Vuçiqit

Perteshi: Pas sulmit në Banjskë të gjitha kërkesat e Beogradit në dialog bien, edhe Asociacioni

Kryetari i Preshevës i dërgon letër Kurtit, i bën thirrje ta vazhdojë dialogun

Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit një veprim simbolik, Vuçiqi i përfshirë në çdo gjë

Politikani serb thotë se pas sulmit në veri qëndron Vuçiqi

Surroi: Qëllimi i grupit terrorist, krijimi i veriut si entitet i veçantë

Rama sërish bën thirrje që KFOR-i ta kontrollojë veriun: Kosova është pikë e nxehtë

Rumania do të sjellë trupa shtesë në Kosovë

Hill: Tërheqja e trupave e arrestimi i Radoiçiq hap i mirë, duhet zgjidhje politike

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t'i tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
