Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Franca: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut me qasje kompromisi

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka thënë se është kyçe për sigurinë e Evropës që menjëherë të ndalen tensionet në veri të Kosovës. 30 ushtarë të KFOR-it kanë marrë lëndime, ndërsa tre nga ta nga armët e zjarrit gjatë protestave të serbëve në tri komunat në veri, Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçan, kundër ushtrimit të detyrës brenda objekteve të komunave nga kryetarët e rinj.

“Është më se kyçe se kurdo herë që Prishtina dhe Beogradi të tregojnë përgjegjësi duke u kthyer në tavolinën e negociatave me qasje kompromisi në shërbim të paqes dhe prosperitetit për qytetarët serbë dhe kosovarë”, ka thënë zëdhënësja e MPJ-së së Francës, Anna-Claire Legendre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka bërë thirrje për shtensionim.

“Nuk mund të pranojmë që stabiliteti rajonal të vihet në rrezik duke pasur parasysh kontekstin kritik ndërkombëtar. Është çështje e sigurisë evropiane”, ka shtuar ajo.

MPJ-ja e Francës ka dënuar dhunën në veri dhe u ka bërë thirrje “në veçanti Qeverisë së Kosovës, që të marrë masat e nevojshme që menjëherë të ulen tensionet”.