Arbëri

LDK: Institucionet të sigurohen që asnjë veprim të mos bëhet pa koordinim me aleatët

 

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmet e grupeve kriminale ndaj forcave të KFOR-it, gazetarëve dhe objekteve të institucioneve Kosovës në veri të vendit. Sipas LDK-së, institucionet e Kosovës nuk duhet të bëjnë asnjë veprim pa koordinim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se sulmet e tilla të dhunshme dhe të paprovokuara nuk kanë vend në shtetet demokratike dhe duhet të ndalen menjëherë.