Arbëri

Deputetja britanike: Bandat serbe në veri po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

 

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, ka thënë se bandat serbe në veri të Kosovës janë paguar nga Beogradi për të shkaktuar trazira.

Derisa ka shpërndarë artikullin e New York Times për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe lidhjet e tij me krimin, ajo ka thënë se serbët në veri të Kosovës janë edhe duke u armatosur nga Serbia.