Arbëri

Berisha thirrje për serbët në veri që të mos bien pre e politikës luftënxitëse të Vuçiqit

 

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e ka cilësuar gjendjen në veri si shqetësuese dhe të rrezikshme për vendin.

Pas takimit të Komisionit ku u diskutua situata e Sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit, Berisha tha se është dashur që të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.