1 perditesime
18:44

Thaçi kthehet në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kthyer në Hagë, pas vizitës në Kosovë për shkak të gjendjes së rënduar të nënës së tij.

Vizita e tij u konfirmua të hënën nga Gjykata Speciale për KOHËN, pasi nëna e tij ka probleme shëndetësore.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin, për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e DHSK-së, Angela Griep.

15:51

Gjykata Speciale: Hashim Thaçi në Kosovë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kthyer në Kosovë, me leje të Dhomave të Specializuara.

Kjo u konfirmua të hënën nga Gjykata Speciale për KOHËN, pasi nëna e tij ka probleme shëndetësore.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin, për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë zëdhënësja e DHSK-së, Angela Griep.

Vizita e tij është nën monitorimin e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.