Arbëri

Serbët tentojnë ta sulmojnë një gazetar në Zveçan

 

Asociacioni i gazetarëve të Kosovës (AGK), njoftoi ka ndodhur një tentim sulmi ndaj gazetarëve të portalit Periskopi në Zveçan, ku po përcillet protesta e serbëve. AGK-ja tha se një gazetari i është shqyer bluza teksa po tentohej të sulmohej, ndërsa u tha se s'ka të lënduar.

“Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar.. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, AGK-ja, rekomandon që kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje”, thuhet në komunikatën e Asociacionit.