Digjet vetura e Tëvë1 në Zubin-Potok

Digjet vetura e Tëvë1 në Zubin-Potok
Një veturë e Tëvë1 raportohet se është djegur në Zubin-Potok.
“Vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur sot në Komunën Zubin Potokut. Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë. Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjmë thirrje NATO dhe EULEX të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës. AGK-ja, gjithashtu, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdes të shtuar, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Po ashtu është raportuar për dëmtim të veturave të “RTV Dukagjinit” Dhe të “Kallxo”. Ndërsa ka pasur tentim sulmi ndaj një gazetari të “Periskopit” e po ashtu i janë marrë tabelat një veture të “Top Channelit”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka lëshuar disa reagime lidhur me sulmet ndaj gazetarëve të hënën në veri të Kosovës.
Vandalizohen veturat e dy mediumeve në veri
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pasi janë vandalizuar veturat e dy mediumeve që po raportonin në veri.
AGK-ja shkroi në Facebook të hënën se veturave të “Kallxo” dhe të Dukagjini” janë shpuar gomat dhe shkruhej Vetëm uniteti i shpëton serbët.
“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Asociacioni iu ka bërë thirrje gazetarëve që të kenë kujdes të shtuar.
Policia e Kosovës ka vendosur të evakuojë gazetarët, duke i futur brenda objektit të Komunës së Zveçanit.
Situata në Zveçan është më e tensionuar. Para kësaj komune janë mbledhur një grumbull i qytetarëve, ndërsa është edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.
Serbët kanë vandalizuar edhe veturën e mediumit nga Shqipëria, TopChannel.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

EULEX-i përgënjeshtron Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë

Policia: Trajtimi i armëve të sekuestruara bëhet pas përfundimit të procedurave ligjore

Berisha: Rama të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës

Biserko: Policia e Kosovës e menaxhoi profesionalisht aksionin e së dielës

Parlamenti Evropian javën e ardhshme do të diskutojë për situatën në veri

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Me Njësinë e qenve, Policia në kërkim të armëve dhe viktimave të tjera potenciale në Banjskë

Osmani: Kosova nën sulm, dialogu s’është më njësoj

Vuçiq: Serbia do ta hetojë vrasjen e policit në veri

Shasha: Ramës i mungon konsistenca, i lexon vetëm fjalimet e Amerikës

Kurti: S’mund të besohet ideja që armët në Banjskë hynë pa përfshirjen e qeverisë serbe
