Arbëri

AAK: Qeveria Kurti, qeveri e eksperimenteve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, e ka quajtur Qeverinë Kurti, qeveri të eksperimenteve.

Ai të martën në një konferencë për media ka thënë se Qeveria po riciklon persona pa ndonjë performancë nëpër secilin dikaster menaxherial.

Dreshaj ka numëruar dështimet që sipas tij kanë ndodhur në shëndetësi. Ka përmenduar në këtë kontekst ikjen e personelit shëndetësor nga vendi, si dhe dështimet që sipas tij kanë ndodhur në reformën e sistemit shëndetësor.

“Qeveri e eksperimenteve dhe me riciklim të personave pa ndonjë performancë, në secilin dikaster menaxherial. Po ndalem pak tek shëndetësia. Ikja e personalit shëndetësor nga Kosova (640 infermierë vitin e kaluar, 104 mjekë për 3 muaj) (kushtet e punës, paga, shkollimi specialistik), Ligji i pagave si mos më keq, në Kushtetuese. Mungesë e Ligjit për shëndetësi, asnjë veprim për sigurimet shëndetësore, mungesa e barnave esenciale, Lista e pritjeve në rritje, trajtimi jashtë vendit me borxhe milionëshe, edukimi specialistik dhe subspecialistik, pa partner strategjik, mungesa e trajnimeve të vazhdueshme ai pjesë e punës për çka krijohen shpenzime duke i kryer jashtë Kosovës, asnjë veprim për Sistemin Informativ Shëndetësor, dështim në reformën e sistemit shëndetësor, menaxhmenti me UD, sekretari i MSh-ud kryetar i Bordit te SHSKUK”, ka deklaruar Dreshaj.

Dreshaj ka prezantuar disa objektiva që ka thënë se janë të AAK-së e që mundësojnë daljen nga kjo situatë.

“Objektivat e Aleancës. Shëndetësia prioritet qeveritar (përkushtim dhe buxhetim). Masat parandaluese që mjeket mos të shkojnë jashtë vendit. Ligji i pagave ku përfshihen mjeket dhe gjithë punëtoret shëndetësor. Sigurimet Shëndetësore. Parandalimi i mjekeve nga shtetet jashtë Kosovës, që të kryejnë veprimtarit e tyre pa u regjistruar në Odën e Mjekëve. Kjo veç është duke ndodhur tash e një kohë. Decentalizimi i SHSKUK-së. QKUK-ja të jetë Institucion i veçantë, edhe vijë buxhetore, kurse SHSKUK të menaxhojë shërbimet administrative të spitaleve regjionale”, ka theksuar Dreshaj.