Arbëri

Dëshmitari i fundit e Remzi Shala i kundërshtojnë akuzat në rigjykimin për krime lufte

 

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të hënën ka vazhduar rigjykimi ndaj Remzi Shalës, i cili akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile. Në këtë seancë nga mbrojtja është rimarrë në pyetje dëshmitari Blerim Kuqi, i cili procesin ndaj Shalës e ka cilësuar si përpjekje për njollosjen e UÇK-së. Me këtë deklaratë nuk janë pajtuar prokurori dhe avokati i palës së dëmtuar. Vetë Shala ka theksuar se ai si çlirimtar ka mbrojtur popullatën civile.

Me rimarrjen në pyetje të dëshmitarit, Blerim Kuqi nga mbrojtja, të hënën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, është përmbyllur dëgjimi i dëshmitarëve në rigjykimin ndaj Remzi Shalës, i cili nga Prokuroria Speciale akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile.

Në këtë seancë si dëshmitari ashtu edhe i akuzuari i kanë kundërshtuar këto akuza.