Ceremonia hapëse e ushtrimit “Defender Europe 23” e organizuar nga NATO, është gati të fillojë në sheshin e Prishtinës.
KOHA ju sjellë disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen njësi, pajisje dhe automjete të ushtrisë së vendit.
Ceremonia pritet të fillojë nga ora 11:30, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe krerët e shtetit.
Ushtarë të shumtë të Forcave të Armatosura të Kosovës janë në mesin e ushtrive të 13 shteteve që do të marrin pjesë në këtë stërvitje që do të mbahen në Babaj të Bokës së Gjakovës.
{gallery}