Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot pritet të betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pritet të bëjë betimin sot (e premte) në orën 11:00 në ndërtesën e kësaj komune.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes, pritet të betohet pasi në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill ku pjesëmarrja ishte vetëm 3.47 për qind, fitoi rreth 66 për qind të votave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por ende nuk dihet se kur do të betohen kryetarët e Leposaviqit, Zubin-Potokut e Zveçanit, komuna këto ku gjithashtu u zhvilluan zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb.

Zgjedhjet u mbajtën pasi që kryetarët paraprakë që vinin nga Lista Serbe, patën dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar.

Në prag të betimit të Atiqit pesë shtetet e QUINT-it – Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje për mosnxitje të tensioneve në veri të vendit.

Sipas një reagimi, të publikuar në uebfaqen e Qeverisë britanike të enjten në mbrëmje, “nuk është kusht që betimi i kryetarëve të bëhet në zyrat komunale”.