Arbëri

GAP: Në shumicën e komunave burrat marrin pjesën më të madhe të buxhetit për paga

 

Instituti GAP ka publikuar raportin me titull “Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor në komuna”, në të cilin janë paraqitur të dhëna lidhur me zbatimin e Ligjit për barazi gjinore i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2015.

Sipas këtij raporti në shumicën e komunave pjesën më të madhe të buxhetit për paga e marrin burrat.