Arbëri

Zgjedhjet lokale: Shqipëria ngjyrë rozë

 

Partia Socialiste ka fituar shumicën dërmuese të bashkive në Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën. Nga numërimi i deritashëm, 50 është numri i bashkive “ngjyrë rozë”, ndërsa opozita po kryeson në vetëm shtatë bashki.

Në disa bashki ende po vazhdon numërimi, e në të kryesisht po dominojnë socialistët e kryeministrit Edi Rama. Numërimi po vazhdon në Tiranë, Kukës e Malësi të Madhe.