Mbrojtja e Thaçit kërkon kohë shtesë për përgatitjen e pyetjeve për dëshmitarin e katërt

Mbrojtja e Thaçit kërkon kohë shtesë për përgatitjen e pyetjeve për dëshmitarin e katërt
Mbrojta e ish-kreut politik të UÇK-së, Hashim Thaçit, në rastin ku ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka kërkuar kohë shtesë për përgatitje për pyetjet që do t’ia shtrojnë dëshmitarit të katërt për rastin.
Avokati Gregory Kehoe ka thënë se një orë nuk është e mjaftueshme për t’i përgatitur kundërpyetjet duke marrë parasysh se pretendimet e akuzat, sipas tij, janë të rënda.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, i është përgjigjur se për përgatitje do ta kenë më shumë se një orë dhe i ka kërkuar që kërkesat gjatë pauzave t’ia bëjnë me dije përmes administratës së gjykatës.
E në fillim të shqyrtimit gjyqësor të mbajtur të mërkurën në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjykata e ka refuzuar vërejtjet e mbrojtjes së Selimit që lidhen me procesverbalin e seancës së kaluar.
Edhe dëshmitari i katërt po dëgjohet në seancë të mbyllur për publikun.
Deri më tani të gjithë dëshmitarët në këtë proces kanë dhënë dëshmitë e tyre në seanca kryesisht të mbyllura për publikun.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, akuzohen nga ZPS-ja për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi gjatë periudhës 1998-1999.
Edhe dëshmitari i radhës në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve dëshmon në seancë të mbyllur
Edhe dëshmitari i radhës në rastin ku të akuzuar janë ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka nisur dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun.
Deri më tani të gjithë dëshmitarët në këtë proces kanë dhënë dëshmitë e tyre në seanca kryesisht të mbyllura për publikun.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me vrasje, tortura e trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi në periudhën 1998–1999.
Për këto krime të pretenduara, ZPS-ja pretendon se katër pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm ishin në dijeni ose kanë pasur arsye të jenë në dijeni.
Ata akuzohen edhe për pjesëmarrje direkte në frikësim, marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve nëpër qendra ndalimi. Akuzat i kanë mohuar në tërësi Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi, e po ashtu edhe mbrojtësit e tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Statovci: Serbia e shfaqi mashtrimin e madh

Ambasadat e Kosovës e nderojnë policin e vrarë

Gjendet një pjesë e mjetit shpërthyes pranë Manastirit të Banjskës

Vuçiqi: Radojiçiqi nuk është i plagosur, do të merret në pyetje

Biserko: Në veri po provokohej konflikt që të hynte ushtria serbe e të ndahej Kosova

Osmani: Sulmi i Serbisë, akti më i rëndë kundër sovranitetit të Kosovës

“Kosova nuk do duhej të ulej në dialog pa ekstradimin e sulmuesve serbë që ikën në Serbi”

Sinani akuzon Arifin për nënshtrim ndaj Serbisë, ky e quan gënjeshtare - shkak flamuri serb

Poshtë Ibrit, vetëm në Graçanicë respektohet thirrja e Listës Serbe për ditë zie

Dialogu konsiderohet i pakuptimtë, përderisa nuk zbardhet rasti i sulmit në veri

Osmani–liderëve opozitarë: Uniteti në këtë kohë të rëndë është thelbësor
