Arbëri

“Politika e Bidenit në Ballkan është tradhti”

 

Gazetari dhe analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq, ka kritikuar qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, më 24 shkurt 2022. Në një opinion të publikuar në mediumin “Foreign Policy”, Mujanoviq ka thënë se SHBA-ja dhe presidenti i saj, Joe Biden, kishin premtuar qasje tjetër ndaj Serbisë dhe ndaj regjimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por kjo sipas analistit, nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret.

Anash kësaj, ai ka thënë se SHBA-ja i ka thelluar marrëdhëniet me presidentin gati autokrat dhe “ka orientuar qëndrimin rajonal në qendër të prioriteteve të politikës së jashtme të Beogradit”. Politika e Bidenit për Ballkanin Perëndimor, sipas Mujanoviqit, është tradhti.