Arbëri

Masakra e Mejës: “Trupat e familjarëve na i sollën në thasë, i gjuanin si dru në Merdar”

 

Sot janë bërë 24 vjet nga masakra e Mejës së Gjakovës, më e madhja që ndodhi gjatë luftës në Kosovë. 376 civilë, përfshirë edhe të mitur, u ndanë nga kolona që ishte nisur për Shqipëri dhe pas torturave nga forcat serbe, u vranë. Të mbijetuar e familjarë të viktimave rrëfejnë tmerrin e 27 prillit 1999

Valon Rexha ishte nëntë vjeç kur në fshatin Mejë të Gjakovës u bë dëshmitar i terrorit nga forcat serbe, masakrës më të madhe gjatë luftës në Kosovë.

Babai, gjyshi e familjarë të tjerë iu morën me forcë nga kolona që ishte nisur për në Shqipëri e u vranë së bashku me mbi 370 burra e djem.