Arbëri

Vërtetohet vendimi që për masakrën e Sllovisë Stanishiqit ia uli dënimin nga 20 në 15 vjet burg

 

Gjykata Supreme e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Apelit të nxjerrë vitin e kaluar për të ia ulur dënimin Goran Stanishiqin, nga 20 në 15 vjet burgim.

Më 5 tetor 2021 Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Stanishiqin me 20 vjet burgim për pjesëmarrje në masakrën e Sllovisë në prill 1999.