Arbëri

KFOR-i për zgjedhjet e 23 prillit në veri: Siguria do të ofrohet nga Policia e Kosovës

 

KFOR-i ka thënë se për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit në komunat veriore të Kosovës, siguria do të ofrohet nga Policia e Kosovës.

KFOR-i në një përgjigje për KOHËN, ka thënë se do të monitorojë situatën dhe do të mbajë në nivelin më të lartë gatishmërinë e njësiteve të veta për çdo skenar të mundshëm, porse pret që institucionet e Kosovës në mënyrë efikase të menaxhojnë situatën.