Arbëri

Konjufca: Asociacioni s’duhet pranuar pa ardhur njohja de facto nga Serbia

 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk ka kurrfarë obligimi për formimin e Asociacionit pa u arritur njohja de facto nga Serbia.

Këto komente Konjufca i bëri para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit. Ai ka thënë se Kosova nuk duhej të bëjë asnjë hap pa u realizuar njohja nga Serbia.