Arbëri

Liderët opozitarë reagojnë pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut

 

Arrestimi i drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka nxitur reagime. Krerët e dy partive opozitare, PDK dhe AAK, kanë thënë se kjo është dëshmi e abuzimit të Qeverisë në sektorin e energjisë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se për muaj të tërë Qeveria “abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që e kanë instaluar në këtë sektor”.