Arbëri

Hoti: Asnjë shenjë në ekonomi nga qeveria e “punësimit dhe drejtësisë”

Foto: KOHA
 

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se parashikimi për vitin 2023 nuk është i mirë sa i përket rritjes ekonomike. Sipas tij, rritja ekonomike pritet të jetë rreth 3.7 për qind, pothuajse e njëjtë me atë të vitit 2022.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se shpresa në këtë aspekt mbetet te stabilizimi i çmimeve në tregje ndërkombëtare.