Arbëri

Bërnabiq-Kurtit: Tash e 10 vjet po e presim themelimin e Asociacionit

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka reaguar ndaj kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili kërkoi që marrëveshja e arritur në Ohër më 18 mars të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.

Bërnabiq ka thënë se pas tre ditësh bëhen 10 vjet që kur Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe sipas saj, tash e një dekadë Kosova nuk e ka kryer obligimin e saj, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.