Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Klinaku kundër mbylljes së seancës në Hagë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi që dëshmitarja e parë e Prokurorisë në procesin gjyqësor në rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së është duke dëshmuar në seancë të mbyllur.

“Pak po ju duket që i fshihet fytyra dhe zëri dëshmitares, veç edhe kalojnë në seancë edhe më private”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të martën në Hagë ka filluar dëgjimi i dëshmitares së parë të Prokurorisë në Dhomat e Specializuara. Dëshmia e saj po zhvillohet në seancë të mbyllur.

Gjykatësi ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të dëgjohen dëshmitë e dy dëshmitarëve, ku fillimisht do të ketë mundësi Prokuroria të parashtrojë pyetje, e pastaj mbrojtja.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka filluar javën e kaluar.