Arbëri

KEK-u synon shtimin e jetëgjatësisë së turbinave të TC “Kosova B” edhe për 20 vjet

 

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe kompania amerikane “General Electric” (GE) të premten kanë nënshkruar marrëveshje për modernizimin e turbinave me avull të termocentralit

Turbinat me avull të dy blloqeve të termocentralit “Kosova B” pritet të modernizohen, duke ia shtuar jetëgjatësinë edhe për 20 vjet të tjerë. Korporata Energjetike e Kosovës një muaj më parë ka nënshkruar kontratë në vlerë 56.5 milionë euro me kompaninë amerikane “General Electric” dhe projekti do të zgjasë deri më 2025.

Sipas kontratës, punimet për modernizimin e turbinës B2 do të fillojnë në maj të 2024 dhe do të zgjasin deri në qershor. Ato do të kushtojnë 26.1 milionë. Ndërsa punët në njësinë B1 do të fillojnë në maj deri në qershor të 2025 dhe do të kushtojnë mbi 30.3 milionë euro.