Arbëri

Konkursi për anëtarë të Bordit të Trustit do të rishpallet

Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit për Kursime Pensionale të Kosovës (FKPK), i përbërë nga Guvernatori i përkohshëm i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, të premten ka mbajtur një takim për të diskutuar procedimin e mëtejmë për të siguruar plotësimin sa më të shpejtë të pozitave vakante të anëtarëve të Bordit Drejtues të FKPK-së.

“Duke vlerësuar se në konkursin e fundit të shpallur për këto pozita, kishte mangësi në kërkimin e informacioneve të nevojshme për të siguruar një vlerësim dhe verifikim objektiv të kandidatëve brenda një periudhe të arsyeshme kohore, Komisioni unanimisht vendosi që ky konkurs të rishpallet me plotësimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e BQK-së

Sipas tyre konkursi i plotësuar do të shpallet javën e ardhshme dhe procesi i përzgjedhjes do të jetë i asistuar në kuadër të projektit të ambasadës së Britanisë në Prishtinë, përfaqësuesi i së cilës ka qenë edhe në takimin e së premtes.